Kamerat nuk ndihmojnë/ Atentatorët shtinë në pjesën e sipërme të xhamave, vetëm Mimoza ishte në këmbë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.03.2023, 11:48

Në ditën e tretë të hetimeve për atentatin në “Don Bosko”, hetuesit ende nuk kanë arritur të gjejnë asnjë gjurmë të dy atentatorëve, që sulmuan me armë lokalin e Fatjon Muratit dhe lanë të vdekur banakieren e këtij biznesi, Mimoza Pajën.

Bëhet me dije se atentatorët janë përqendruar më së shumti në këqyrjen e kamerave të sigurisë në lokalin dhe në bizneset e tjera përreth. Janë sekuestruar gjithsej 30 kamera sigurie, nga lokali, deri në fshatin Likmetaj të Fushë-Krujës, ku u gjet makina e djegur dhe armët e përdorura nga atentatorët.

Por në pamjet e siguruara deri më tani, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë provë, që mund të çojë deri në gjetjen e atentatorëve për shkak të cilësisë së ulët të pamjeve dhe largësisë. Ajo që e bën gjithashtu të vështirë gjetjen e vrasësve të Mimoza Pajës dhe plagosjes së pesë shtetasve të tjerë është fakti që dy autorët kanë qenë të maskuar në momentin e kryerjes së krimit.

Asnjë nga dëshmitarët e marrë në pyetje nuk ka dhënë indicie, që mund të çojnë në kapjen e dy autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Ata nuk kanë arritur të shquajnë asnjë shenjë identifikuese të autorëve për shkak se kanë qenë të maskuar.

Ndërkohë, hetimet tregojnë se fakti që Mimoza Paja ka qenë në këmbë ka rezultuar fatal për jetën e saj. 58-vjeçarja ishte në krye të detyrës duke u shërbyer klientëve në momentin që autorët kanë qëlluar në një pozicion relativisht të lartë, duke mos kapur personat e ulur, por vetëm Mimozën.

Kjo e fundit në çastet e fundit të jetës së saj ka qenë e shoqëruar nga mbesa e saj, e cila po priste që gjyshja të mbaronte punën dhe të shkonin së bashku në shtëpi. 10-vjeçarja ka mbetur e lënduar për shkak se është çarë nga copat e xhamave të thyer, por ajo që nuk do të shërohet kurrë është plaga emocionale që e vogla ka pësuar në ato momente tmerri.

Në anën tjetër të lokalit ka pasur persona të tjerë në këmbë, por autorët kanë zgjedhur të mos qëllojnë, pasi nuk kanë dashur të shkaktojnë një bilanc më të rëndë viktimash të pafajshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit