Shefi i TikTok: Fëmijët e mi nuk e përdorin aplikacionin!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 14.03.2023, 11:03

CEO i TikTok, Shou Zi Chew ka deklaruar se fëmijët e tij tetë dhe gjashtë vjeç nuk kanë llogari në TikTok sepse janë shumë të vegjël, ndërkohë që kudo në aplikacion fëmijë të kësaj moshe postojnë video të ndryshme. Duket se Chew nuk i lejon fëmijët e tij të përdorin aplikacionin ku është shef i përgjithshëm.

Chew shpjegoi gjithashtu: “Këtu në SHBA, fëmijët nën 13 vjeç, kanë një version të kufizuar të aplikacionit, kurse në shumë vende të tjera anembanë botës, ne e bëjmë të lejojë të futen përdoruesit që janë nën 13 vjeç.”

Më pas, CEO i TikTok inkurajoi prindërit e fëmijëve adoleshentë që të sigurohen që ata po përdorin funksionin e sigurisë dhe monitorimit të aplikacionit të quajtur “Family Pairing”.

Kjo pjesë e shkëputur nga intervista ka gjeneruar shumë komente të ndryshme si nga përdoruesit e TikTok ashtu edhe nga jo-përdoruesit. Disa bënë ironi me faktin që CEO i TikTok i kufizon fëmijët e tij që të përdorin TikTok sepse ai e di dëmin dhe rrezikun që sjell aplikacioni.

Disa e lavdëruan atë për vigjilencën e aftësive të duhura prindërore dhe sugjeruan që prindërit të bënin të njëjtën gjë, pasi siguria e fëmijëve të tyre ndaj përmbajtjeve të dëmshme është përgjegjësi e prindërve.

Ky detaj viral është marrë nga një intervistë me prezantuesin Andrew Ross Sorkin gjatë konferencës DealBook të The New York Times nëntorin e kaluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit