“Më kanë sakatuar, prangat m’i ngulën në mish”, flet shqiptari që u dhunua nga policët grekë: Jam i pafajshëm

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 11:14

Saimir Zefi është 33-vjeçari shqiptar i cili është dhunuar në mënyrë barbare nga 4 policë grekë. Shqiptari me origjinë nga Puka thotë se ai është dhunuar pasi ka kërkuar të drejtën për të shkuar në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë ndaj tij.

Ai thotë se në burgjet greke shqiptarët dhunohen dhe gjykatat i dënojnë për shkak të racizmit. Ai kërkon ndihmë edhe nga shteti shqiptar pasi nuk ka bërë asnjë gabim dhe ka dy fëmijë me të cilët nuk mund të flasë në këtë gjendje.

Përshëndetje, jam Saimir Zefi. Kishim një çështje para disa ditësh në Korydallos, më çuan në datën 1 atje. Nuk shkova në gjykatë se nuk më çoi policia, u dënova në mungesën time, kërkova të drejtat e mia dhe prej kësaj më kanë sakatuar. Me zor lëviz, nuk kërkoj asgjë përveç të drejtave të mia. Prangat më kanë hyrë në mish, aq shumë m’i kanë shtrënguar. I kërkoj shtetit shqiptar, të dalë e drejta, pasi nuk kisha bërë asgjë. Burgjet e Greqisë i dënojnë shqiptarët në bazë të rracizimit, pa përkthyes në gjykatë. Edhe prindërit e mi ishin të pranishëm, kanë video si prova, mund të flasin edhe ata. Jam i pafajshëm, më kanë lënë sakat. Jam i martuar dhe kam dy fëmijë, nuk mund të flas me ta në këtë gjendje.

Një shqiptar që ndodhet në qeli me Saimir Zefin ka pohuar deklaratat e 33-vjeçarit dhe ka treguar se ai dhe të tjerët dhunohen vetëm prej faktit se është shqiptar.

Unë jam nga Fieri, Nikolla quhem, çfarë ka kaluar ky djali i kam kaluar dhe unë. Punoj si kuzhinier për 20 vite. Më kanë futur në një grup për vjedhje, kur unë s’kam bërë asgjë. Më kanë dhunuar që të pranoj këtë akuzë. Ata nuk kanë asnjë lloj dokumenti për ta provuar këtë. Jam duke u përpjekur ta çoj çështjen në Gjykata më të larta. Dënohemi vetëm nga emri, se jemi shqiptar. 60% e të burgosurve shqiptar në Greqi janë të pafajshëm.

Deri më tani një oficer, dy policë dhe një roje speciale greke janë arrestuar në lidhje me dhunimin barbar të shqiptarit ndërkohë që hetimet vijojnë ende.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit