Kaos te PSG-ja/ Messi drejt largimit, një titullar shkoi i dehur në stërvitjen e fundit para Bayernit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 14.03.2023, 10:12

Pas eliminimit nga Champions League, një debat i ri ka lindur në klubin e PSG-së në lidhje me rinovimin e Lionel Messit. Duke parë se as kjo lëvizje nuk i afroi parizienët te trofeu më i madh në Europë, drejtuesit mund ta bëjnë këtë lëvizje për të krijuar hapësira financiare.

Largimi i Messit do t’i ndihmonte ata të ndërtonin një skuadër të kompletuar dhe të ulnin disi nivelin e pagave, që është në limitet e rregullores. Para eliminimit palët ishin në negociata, por ditët e fundit kanë ngecur. Pleshti pritet të largohet në fund të sezonit si lojtar i lirë.

Ndërkohë, një prapaskenë e bujshme është zbuluar së fundmi në klubin francez nga gazetari Romain Molina. Ky i fundit raporton se një prej titullarëve të PSG-së në ndeshjen ndaj Bayern Munchen, ka shkuar i pirë në stërvitjen e fundit para ndeshjes.

Nuk raportohet emri i tij, por është e sigurt se ai e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Bayernit në “Allianz Arena”. “Lojtari që ishte në formacionin fillestar në ‘Allianz Arena’ ishte i dehur mëngjesin e së hënës. Ai u largua nga disko vetëm në orën 6 të mëngjesit, dy ditë para ndeshjes”, tha Molina.

Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e lojtarit. Formacioni fillestar i PSG-së në Mynih ishte: Donnarumma, Marquinhos, Ramos, Danilo, Hakimi, Mendes, Verratti, Ruiz, Ferreira, Mbappe dhe Messi. Nuk dihet se cili prej këtyre 11 lojtarëve ka vepruar si një futbollist i Sunday League.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit