Shqipëria po shkon drejt plakjes, renditet e katërta në Europë për normën e ulët të lindshmërisë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 07:49

Çdo vit e më shumë, në Shqipëri treguesit e lindshmërisë në raport me Evropën po përkeqësohen pasi po renditemi në krye të vendeve me normën më ulët të lindshmërisë.

Sipas të dhënave zyrtare nga Eurostat, në vitin 2021, Shqipëria u rendit e katërta në Europë pas Maltës, Spanjës dhe Italisë me 1.31 fëmijë për grua. Indeksi i fertilitetit që tregon numrin mesatar të fëmijëve që pritet të lindë një grua në moshë riprodhuese është përkeqësuar gjatë 30 viteve të fundit në vendin tonë.

Në Europë, Franca mban vendin e parë për lindshmërinë me 1.84 fëmijë për grua, e ndjekur nga Çekia (1.83), Rumania (1.81) dhe Irlanda (1.78). Nga ana tjetër normat më të ulëta të lindshmërisë u regjistruan në Maltë (1.13 lindje për grua), Spanjë (1.19) Itali (1.25) dhe Shqipëri me 1.31 fëmijë për grua.

Krahasuar me Rajonin, Shqipëria ka nivelin më të ulët të lindshmërisë, pasi në vitin 2021 në Serbi norma e fertilitetit ishte 1.52 dhe mbeti e pandryshuar në raport me një vit më parë. Edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut renditen më mirë, me 1.76 dhe 1.44 lindje për grua.

Ndër arsyet që renditen si shkak pë uljen e lindshmërisë në Shqipëri janë shtyrja e moshës për martesë, synimet për karrierë dhe në shumë raste pamundësitë ekonomike.

Që një popullsi të mund të frenojë rënien duhet që norma e lindshmërisë të jetë së paku 2.1 fëmijë për grua. Por në Shqipëri përveçse ka rënie lindshmëria, numri i bebeve femra po bie më shpejt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit