“Fiati” i preu rrugën në Kavajë, i aksidentuari kërkon shoferin: Ai u largua me një femër, ne na presin familjarët në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14.03.2023, 00:05

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin tonë.

Një mjet tip “Fiat Bravo” thuhet se i ka prerë rrugën një tjetër automjeti në dalje të Kavajës. Shoferi i aksidentuar ka treguar për JOQ ALBANIA se drejtuesi i mjetit tip “Fiat Bravo” i ka prerë rrugën, duke kryer parakalim të gabuar dhe më pas për të devijuar, ai ka përplasur makinën me anësoret e rrugës.

Ai thotë se shoferi që ka shkaktuar aksidentin është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, pa dhënë asnjë shpjegim për atë që kishte ndodhur. Sipas qytetarit, shoferi i “Fiatit” ishte me një femër dhe pas aksidentit, pasi ka mohuar përgjegjësinë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Qytetari thotë se shoferi i “Fiatit” duhet t’i kërkojë falje dhe të ndërgjegjësohet pasi i rrezikoi jetën në mes të rrugës, ndërkohë që familjarët e prisnin në shtëpi. Nga ky aksident ai dhe personat që po udhëtonin me të kanë pësuar shembje në trup dhe makina ka dëme të shumta materiale. Por për këto të fundit, ai nuk shqetësohet aq sa për shëndetin dhe jetën që iu rrezikua nga një shofer kamikaz siç e quan ai.

Ai iu bën thirrje të gjithë shoferêve që të jenë më të përgjegjshëm pasi po u rrezikojnë jetën të tjerëve në çdo çast.

Mesazhi i qytetarit:

Jeta osh qef jam ai djali qe beri aksident ne falje te Kavajes. I them ati djalit me ate fiat bravo AA806 se nuk mbaj mend germat e fundit qe me preu rrugen te kerkoj falje. Ndaloi a je mire me tha dhe iku

Fatmiresisht jemi shum e ne rregull por keta jane kamikaza, Ai me preu rrugen, Doli ne korsin e parakalimit Pa sinjal Pa gje fare

Pas aksidentit U zhduk Me sekonda, Sa pash si ishin personat e tjere ne makin, Ktheva koken ishin zhduk. Vetem shembje kemi. Dua vetem te me kerkoj falje. Ai Ishte me nje femer, Nuk te bera asgje me thonte

Falenderoj zotin me kaq por ju lutem ti beni thirrje te gjith ketyre kamikazave te pergjegjsohen pak. Kemi familje qe na presin ne shpi. Nuk me interesojn se iken gjith ato mijra € ne hekura se ate makine nuk do e bej me

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit