Mbrëmjen e kaluar Tirana u trondit nga një ngjarje kriminale e ndodhur në një lokal në Don Bosko, ku humbi jetën gabimisht një grua 60-vjeçare.
Lufta mes bandave kriminale, la të vdekur Mimoza Pajën, mbesën e saj 10-vjeçare dhe 5 persona të tjerë.
Kjo ngjarje e rëndë kriminale ka bërë bujë edhe në mediat ndërkombëtare. “TAG24” në Gjermani, këtë atentat të mirëmenduar e lidh me krimin e organizuar dhe korruptimin që kriminelët i kanë bërë politikanëve, gjyqtarëve dhe jo vetëm.
Në artikullin e tyre thuhet krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri.
Pjesë nga artikulli gjerman:
Persona të armatosur të paidentifikuar kanë sulmuar një kafene në qendër të kryeqytetit shqiptar, Tiranë. Të shtënat me armë zjarri vranë një 60-vjeçare që punonte si banakiere të dielën vonë në mbrëmje. Pesë burra dhe mbesa 10-vjeçare e banakieres së vdekur u plagosën.Kafeneja është në pronësi të një pronari që thuhet se ka lidhje me krimin e organizuar.
Sipas policisë, ky pronar ishte shënjestra e atentatit megjithatë ai nuk ishte në lokal në momentin e sulmit. Krimi i organizuar dhe trafiku i drogës janë problemet kryesore në Shqipëri. Luftimi i tyre bëhet më i vështirë nga fakti se kriminelët kanë korruptuar shumë politikanë, gjyqtarë, prokurorë publikë dhe oficerë policie në varësinë e tyre.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.