Breshëri plumbash u lëshuan mbrëmjen e djeshme në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit në zonën e Don Boskos. Fatkeqësisht nga të shtënat me kallashnikov mbeti e vdekur një grua, banakierja e lokalit, Mimoza Paja, krejtësisht e pafajshme dhe mbetën të plagosur pesë persona.
Plumbat ishin të destinuar për Fatjon Muratin dhe të afërmit e tij, por fatkeqësisht kjo është prova që krimi merr edhe jetë të pafajshmish.
Fatjon Murati është miku i ngiushtë i Endrit Dokles, kreut të bandës së Durrësit, i cili prej disa kohësh ishte në arrest shtëpie. Në momentin e atentatit në lokal ka qenë vëllai i Fatjon Muratit dhe xhaxhai i tij, Shehat Murati si dhe djali i xhaxhait të tij (djali i Shehat Muratit).
Kamerat e sigurisë nga një distancë kanë filmuar dy persona që futen brenda mjetit që dyshohet se janë pikërisht autorët e ngjarjes. Hetuesit dyshojnë se është përplasje mes bandave kriminale dhe pikërisht një hakmarrje e Ervis Martinajt për vrasjen e Brilant Martinajt në Fushe Krujë. JOQ ALBANIA ka siguruar së fundmi një foto të Gentian Reçit, Fatjon Muratit dhe Ervis Muratit, që të tre miq të Endrit Dokles. Gentian Reci, kunati i Endrit Dokles dhe Fatjon Murati janë dy personat të dyshuar për vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës.
Në lidhje me këtë vrasje ata janë thirrur edhe nga prokuroria. Gentian Reçi është gjithashtu edhe nipi i Xhelal Reçit, ish-policit të vrarë në Laç, që dyshohet se është ekzekutuar nga Brilant Martinaj. Pikërisht për këto hakmarrje mes dy grupeve, thuhet se ka ndodhur edhe ngjarja e djeshme.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.