Pedofilët shqiptarë të lirë në TikTok: Më pëlqejnë fëmijë, 14-16 vjeç!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13.03.2023, 10:53

Tik-Tok është rrjeti social më i ndjekur i momentit. Gjithsesi, ndryshe nga të tjerët, në këtë rrjet social ka një mungesë të theksuar kontrolli dhe censurimi. Çdo ditë përdoruesit e tij, një pjesë e madhe e të cilëve janë fëmijë, përballen me video tërësisht të papranueshme.

Përtej banalitetit dhe reklamave të aktiviteteve kriminale, së fundmi është zbuluar një video e regjistruar nga një burrë në moshë i quajtur Gëzim, i cili pranon se është pedofil dhe se i pëlqen të kryejë marrëdhënie vetëm me fëmijë të moshës 14-16 vjeç.

Policia e Shtetit nuk arrin të gjurmojë asnjë prej këtyre videove nëse media nuk i publikon. Tashmë që kjo ndodhi, duhet me patjetër që policia të arrestojë këtë person për të parandaluar akte kriminale, si dhe për të zbuluar nëse ai ka kryer më parë marrëdhënie me të mitur.

Kjo video e këtij personi është padyshim një alarm i madh për shoqërinë, institucionet edukuese, ato rehabilituese dhe policinë e shtetit, që duhen me patjetër të punojnë më shumë në mënyrë që këto njerëz të mos i shkojnë deri në fund qëllimit të tyre.

Kushdo që e njeh apo ka informacion për këtë person, bën mirë që të dërgojë informacion kudo që ta shohë të arsyeshme për të ndihmuar në kapjen e tij dhe vënien para përgjegjësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit