Fshati i bukur zviceran ofron 56 mijë € për njerëzit që zhvendosen atje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.03.2023, 00:50

Albinen, një fshat malor piktoresk në Zvicër, po u ofron njerëzve 56 mijë Euro për t’u zhvendosur atje.

Albinen ka nisur skemën për të rritur popullsinë e saj në tkurrje, e cila numëronte vetëm 238 persona në fund të 2018.

Familjeve me katër anëtarë do t'u ofrohen 25,000 franga zvicerane dhe 10,000 franga zvicerane për fëmijë. Oferta joshëse e qytetit është krijuar për të tërhequr njerëz në qytetin që ka humbur banorët për shkak të mungesës së mundësive për punë.

Megjithatë, kjo ofertë tunduese ka edhe disa kërkesa, të cilat duhet të përmbushen me patjetër.

Së pari, banorët që synojnë të vendosen për të jetuar aty duhet të jenë nën moshën 45-vjeçare. Duhet të jeni shtetas zviceran me leje qëndrimi të përhershme. Nëse jeni një shtetas nga vendet e BE, SHBA, Kanadaja, apo vende të tjera, atëherë duhet të jetoni të paktën 5 vite në Zvicër për të marrë leje qëndrimi të kategorisë C, të përhershme.

Pjesëmarrësit e skemës do të duhet gjithashtu të jetojnë në një shtëpi me vlerë të paktën 200,000 franga zvicerane. Njerëzit gjithashtu do të duhet të jetojnë në Albinen për të paktën 10 vjet ose do të duhet të paguajnë 56 mijë Euro.

Ata që do të zhvendosen në fshat do të duhet të mësojnë edhe gjuhën gjermane. Pronarët e shtëpive të dyta gjithashtu nuk lejohen të përfitojnë nga skema dhe njerëzit do të duhet të kenë vendbanimin e tyre kryesor në Albinen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit