Këshilli Ekonomik-Social pritet të sjell vendim për rirtjen e rrogave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2023, 20:46

Të hënën këshilli Ekonomik-Social pritet të sjell vendim për rritjen e pagës minimale. Pritet që rroga minimale të rirtet në mbi 20 mijë e 175 denarë. Nga kjo rritje pritet të përfitojnë rreth 80 mijë puntorë të cilët marrin pagë minimale prej 18 mijë denarësh. Dduke filluar nga ky muaj, do të rriten edhe pensionet e 340 mijë pensionistëve. Ata do të marrin 6.8% pension më të lartë. Sipas harmonizimit që bëhet dy herë në vit, pensioni më i ulët prej rreth 11 mijë denarësh do të rritet për 750 denarë.

LSDM: Çmimet po ulen rrogat dhe pensionet po rriten

Nga LSDM thonë se rrogat dhe pensionet po rriten, ndërsa fal masave të qeverisë çmimet e produkteve po ulen.

“Rroga minimale po rritet përsëri dhe ajo do të arrijë në 20 mijë e 175 denarë, apo në mbi 2000 denarë më shum nga rroga e deritanishme minimale e cila arrinte në 18 mijë denarë. Në përputhje me metodologjinë e harmonizimit të pensioneve nga ky muaj do të rriten edhe pensionet e rreth 330 mijë pensionistëve.”, tha Sanella Shkrijel nga LSDM.

VMRO-DPMNE: Inflacioni po i konsumon paratë e qytetarëve

Rritja e rrogave dhe pensioneve me të cilat lavdërohet LSDM-ja nuk ka kurrfar vlere të shtuar pasi inflacioni po ua konsumon paratë qytetarëve, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas partisë opozitare Social Demokratët janë shkëputur nga realiteti.

“Derisa mbajnë press konferenca mbi 500.000 bashkë qytetarë tanë jetojnë buzë varfërisë. Inflacioni është 17,1% ndërsa rritja e pagave dhe pensioneve me të cilat lavdërohen nuk kanë kurrfar vlere të shtuar.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Sipas VMRO-së po të mbanin llogari për interesat e qytetarëve nuk do të kishin lejuar që për shkak të suetave në qeveri ti humbnin 18 milion euro nga eurobondi, por ato para do të ishin përdorur për rritje më të madhe të rrogave, apo ulje më të mëdha të çmimit të produkteve ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit