Gati 80% e mjekëve të maltretuar në vendet e punës në Maqedoni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 12.03.2023, 20:43

OBSH-ja ka njoftuar se 38% e punonjësve shëndetësor, gjatë karrierës së tyre, kanë qenë cak i sulmeve fizike, kurse shumë të tjerë kanë qenë të ekspozuar ndaj keqpërdorimeve online dhe verbale. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.

Në një anketë të zbatuar vitin e kaluar nga Oda e Mjekëve, 77.9% e mjekëve të anketuar janë prononcuar se gjatë karriresës së tyre kanë përjetuar dhunë fizike apo verbale në vendin e punës, 34.5% kanë qenë viktima të dhunës fizike, 5.2% kanë përjetuar dhunë fizike pa lëndime trupore, kurse 1.6% janë sulmuar fizikisht dhe me lëndime trupore. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.

“Punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurtë në vendet e punës, të liruar nga presioni për cënimin e tyre, që në mënyrë optimale dhe cilësore t`i kryejnë obligimet e punës dhe të papenguar t`i mjekojnë pacientët” – thonë nga Oda e mjekëve.

Nga Oda e Mjekëve thonë se një hap I rëndësishëm në drejtim të sigurisë së mjekëve në vendet e punës është edhe miratimi I ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilët dhuna fizike dhe verbale ndaj mjekëve dhe punonjësve tjerë shëndetësor vlerësohet si vepër penale, për të cilët parashihet dënimi me burg nga 6 muaj deri më 5 vjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit