Prindërit shqiptarë tentojnë të braktisin djalin e mitur në Itali, dalin zbuluar shpejt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2023, 18:31

Rastet e shqiptarëve që përpiqen të përfitojnë dokumente në vendet e BE-së nëpërmjet fëmijëve të tyre sa vijnë e shtohen.

Së fundmi në Itali është zbuluar një çift shqiptar që po ktheheshin për në Shqipëri pasi kishin braktisur djalin e tyre të mitur.

mediat italiane raportohet se 17-vjeçari shqiptar pretendonte se nuk kishte prindër apo të afërm në Itali. Pasi u mor në mbrojtje nga organizatat e fëmijëve, punonjësit e të miturve kërkuan të dinë më tepër rreth historisë së tij.

Ata mësuan se 17-vjeçari që supozonte se ishte i braktisur, kishte zbritur në aeroportin e Pizës dy ditë më parë me një avion nga Shqipëria, në listën e pasagjerëve të të cilit kishte edhe një çift me të njëjtin mbiemër. Një kontroll me autoritetet shqiptare bëri të mundur që të konstatohej se emrat ishin prindërit e të miturit. Biletën e avionit e kishte blerë online edhe një bashkatdhetar nga provinca e La Spezias.

Për të shmangur shpenzimet e panevojshme për strukturat publike dhe për të mirëpritur një të mitur të huaj, i cili në të vërtetë nuk kishte statusin “i pashoqëruar”, autoritetet dhanë alarmin për kapjen e prindërve të 17-vjeçarit shqiptar.

Ata u ndaluan nga policia në Bari kur largoheshin nga territori kombëtar i Italisë. Çifti u kthye në Pizë për të marrë fëmijën pasi rrezikonin paditjen nga autoritetet italiane. Të tre, pasi kishin dështuar në operacionin për rritjen e djalit me paratë publike, u nisën për në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit