Pastruesja Rozeta Dobi: Alda Klosi më dha 10 mijë € për të fshehur paratë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2023, 17:37

Pastruesja Rozeta Dobi e cila është në burg për vjedhjen e parave dhe sendeve me vlerë në shtëpinë e ish-drejtoreshës Alda Klosi, ka dhënë një dëshmi të re.

Dobi ka deklaruar para hetuesve se Klosi i kishte dhënë 10 mijë Euro si shpërblim për inskenimin e vjedhjes dhe ruajtjes në banesë të rreth 500 mijë Eurove.

Më datë 6 shkurt, pastruesja ka thënë se ish-zyrtarja e lartë i kishte premtuar edhe një tharëse rrobash.

Të hënën pasdite kam vajtur në banesën e Aldës, kam sistemuar rrobat që i kisha bërë rrëmujë të enjten, kam pastruar shtëpinë, dhe në fund ka ardhur Alda e cila më ka bërë pagesën e muajit 100 Euro, më pas më ka dhënë edhe shumën e shpërblimit 10.000 Euro. Për tharësen më ka thënë se do të shikoj se si do më eci puna dhe kur të kthehem nga Amerika do ta blej.

Më tej Dobi ka treguar edhe për disa pasuri të paluajtshme që Alda Klosi dispononte, përfshi një apartament dhe një garanzh në Tiranë një Vilë tek Kodra e Diellit si dhe një shtëpi private në bregdetin e Vunoit.

Më është thënë si nga Alda Klosi, bashkëshorti i saj Altin Klosi dhe mamaja e Aldës, se ajo kishte prenotuar një banesë te Kodra e Diellit. Nuk më është thënë se ku dhe si është prenotuar kjo banesë, por më është thënë se unë do të kisha shumë punë për të kryer në të. Më është thënë se kishin një shtëpi private në Vuno. Rreth këtij fakti deklaroj se bashkëshorti rrinte nga dy muaj me pushime bashkë me djalin në këtë banesë. Pas ndarjes me Aldën, ai më ka më thënë se Alda më do të arrestuar dhe për atë shtëpi do të luftoj fort që të mos ma marrin, pasi do ia kaloj djalit në pronësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit