“Ore p*sht, do shkoni në burg”/ Çfarë fshihet pas shkarkimit të drejtorit në Divjakë?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12.03.2023, 18:52

Ardian Koçi, i cili për dhjetë vite ka qenë Drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta është shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres për Mjedisin dhe Turizmin Mirela Kumbaro.

Thuhet se shkaku ishte intervista e ish-drejtorit për Zërin e Amerikës, pa marrë leje tek eprorët. Vetë Koçi, në postim në Facebook thotë se ky vendim ishte i pritshëm, pasi presionet ishin bërë edhe më herët.

Postimi:

Te dashur shoke e miq, që më keni mbeshtetur për vite me radhë në detyrën time në mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta dhe te Zonave te Mbrojtura të qarkut Fier.Sot per mua ishte dita e fundit ne këtë detyrë.Pas gati 10 vjet punë ,si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me nderpriten padrejtesisht marredheniet me punen.Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd. Jam krenar per atë që,bashkë me stafin që drejtoja,kam arritur. Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj!

Mirëpo në redaksinë e JOQ ALBANIA kanë mbërritur detaje të tjera. Thuhet se Koçi ka pasur presione edhe nga qeverisja vendore. E themi këtë, pasi JOQ siguron disa mesazhe ku vëllai i Fredi Kokoneshit, krybashkiakut të Divjakës i ka shkruar ish-drejtorit. Këto mesazhe janë publikuar nga Koçi në Facebook, por mesa duket më pas janë fshirë.

Nuk dihet se çfarë fshihet mes këtyre rreshtave mesazhesh, por duket që ka prishje interesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit