Tmerr pa fund/ Tjetër aksident në Berat, kamionçina merr zvarrë 40-vjeçarin dhe më pas largohet

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 11.03.2023, 20:16

Nuk paskan fund aksidentet ditët e fundit. Raportohet se një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Berat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në dalje të qytetit. Një kamionçinë ka goditur një këmbësor dhe më pas e ka tërhequr zvarrë për disa metra në rrugë.

Mësohet se më pas dejtuesi i mjetit ka vazhduar t’i japë makinës duke u larguar nga vendngjarja. Personi i plagosur quhet Arben Kanaçi dhe është dërguar me urgjencë në spital për shkak të dëmtimeve të shumta në kokë dhe trup.

Ndërkohë mësohet se i plagosuri do të transportohet drejt Tiranës për shkak të gjendjes së rëndë. Shoferi që shkaktoi aksidentin u ndalua nga policia në Moravë dhe u shoqërua në polici. Dyshohet se bëhet fjalë për shtetasin Artan Eskiu.

Njoftimi i policisë:

Berat/Informacion paraprak. Më datë 11.03.2023, rreth orës 19:10, në aksin rrugor Berat-Dimal, pranë vendit të quajtur "Ish Dogana", automjeti tip kamionçinë , me drejtues shtetasin A.E., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin A.K., 40 vjeç, i cili u transportua për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e mjetit po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit