One Albania në Ditën e Verës; Imazh i ri dhe shfaqje me dronë!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.03.2023, 18:32

Dita e Verës po afron dhe kompania më e madhe e telekomunikacionit në Shqipëri ka krijuar një kalendar të mbushur me aktivitete gjatë 14 marsit. Nga mbështetja e iniciativave kulturore lokale deri tek organizimet masive në kryeqytet, One Albania ka zgjedhur 14 marsin si ditën për të nisur “pranverën” e saj të re në tregun vendas të telekomunikacionit. Imazhi i saj i ri do të shpaloset edhe në ngjyra të reja. Ngjyra lejla dhe e verdhë, të frymëzuara nga ndjenjat e krenarisë, prestigjit dhe njerëzores, vijnë si shoqëruese të natryshme të vetë Ditës së Verës dhe stinës së ngrohtë që nis në 14 mars.

Aktivitetet nisin në Sheshin “Skënderbej”, me plot lojëra dhe dhurata për të mëdhenj e të vegjël; gjithçka nën tingujt dhe muzikën e këngëtares shqiptare të mirënjohur, Enisa. Ajo do të sjellë për të gjithë audiencën e pranishme disa nga hitet e saj më të famshme në botë. Stacioni i radhës do të jetë zona e ish-bllokut, e cila është kthyer në strehën e një tradite urbane të quajtur “Street Party”. Edhe këtu, One Albania është kujdesur që të rinjtë e apasionuar pas muzikës elektronike, të shijojnë një përvojë të plotë me argëtim, dhurata dhe aksesorë estetikë të mbushur me ngjyrat e verës.

Gjithçka do të kulmojë në Liqenin Artificial, gjatë orëve të pasdites, ku për herë të parë One Albania sjell në Shqipëri, një performancë artistike me dronë. Mbi 500 dronë do të ndezin qiellin e liqenit, me një shfaqje të organizuar për herë të parë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, Dita e Verës premton shumë dhe One Albania ofron të gjitha arsyet për të mos humbur asnjë nga festimet në kryeqytet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit