Nuk kanë fund! Aksident tragjik në Dibër, vdes 20-vjeçari

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.03.2023, 15:15

Nuk kanë fund aksidentet në Shqipëri dhe çdo ditë po regjistrohen viktima. Së fundmi njoftohet se një aksident i rëndë është regjistruar në Dibër, në fshtin Melan. Si pasojë e këtij aksidenti ka humbur jetën një 20-vjeçar.

Mjeti që drejtohej nga shoku i tij është përmbysur dhe ka rënë buzë një përroi. Fatkeqësisht i riu ka ndërruar jetë menjëherë.

Më konkretisht rreth orës 14:00 në rrugën e fshatit Melan (rrugë dytësore) mjeti me targa AA945MK me drejtues mjeti Roni Kata i datëlindjes 25/09/2004 ka dalë nga rruga, ku pasagjer në këtë mjet ka qenë Armend Spahiu nga fshati Trenë.

Ky mjet po lëvizte nga fshati Melan për në rrugën kryesore Maqellarë -Peshkopi, ku ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjeri qe ndodhej ne mjet, shtetasi Armend Spahiu.

I riu është viktima e shtatë në tre ditë. Ngjarja më e rëndë u regjistrua dy ditë më parë, ku tre të rinj humbën jetën në rreth-rrotullimin e TEG-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit