Ia morri paratë reperit kosovar dhe u zhduk, ja kush është mashtruesi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 11.03.2023, 15:49

Pas mashtrimit që ka bërë, personi me emrin Mergim Musliu është zhdukur dhe ka mbyllur të gjitha kontaktet, përmes së cilave ishte kontaktuar nga Mc Qoppa.

Gazeta kosovare insajderi ka shkruar për rrëfimin e Mc Qoppës se si ka ardhur deri tek besimi për t’ia dhënë 4.500 euro me qëllim që ai t’i përdor kinse për të pagua avokatin dhe për t’i nxjerr disa para tjera. Të gjitha këto Mc Qopa thotë se ai i ka falsifikuar dokumentet që ia ka dërguar si dëshmi.

Pasi, personi me emrin Mergim Musliu ia ma marrë 4. 500 euro, ai ka kërkuar edhe një shumë tjetër reperit. Këtu, Mc Qoppa tregon se e ka kuptuar se ishte mashtrim.

Pasi e ka kuptuar që ka rënë pre e një mashtrimi, këngëtari iu ka drejtuar organeve të rendit. Por, policia e Kosovës nuk e ka marrë për bazë deklaratën e tij dhe nuk e ka iniciuar si rast.

Por në përgjigjen e policisë thuhet se nuk ka ndonjë rast të hapur as nga Elvis Qollopeku e as për Mergim Musliun.

“Duke ju referuar kërkesës suaj të poshtëshënuar ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan në bazë të evidencës që posedon për çështjen në fjalë, nuk ka pranuar e as regjistruar asnjë ankesë nga ankuesi Elvis Qollopeku ,,Mc Qopa”, po ashtu për çështjen në fjalë nuk ka të evidentuar ndonjë rast ndaj personit të paraqitur si i dyshuara Mërgim Musliu” thuhet në përgjigjen e policisë.

Sipas Mc Qoppës, Mergim Musliu ka mashtruar edhe qytetar të tjerë duke iu marr para në të njëjtën mënyrë siç e ka mashtruar këngëtarin.

Reperi, Mc Qoppa hedh dyshime se ky person ka lidhje me mashtrimin e madh që zbuluar para disa jave se si një qytetar kishe kërkuar ndihmë për kinse shërimin e vëllait të tij jashtë shteti. Për të ishin mbledhur rreth 94 mijë euro dhe personi ishte zhdukur. Por më pas ai është arrestuar nga Policia e Kosovës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit