Shumë falsifikime gjatë aplikimit për viza, policia ka një apel për qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.03.2023, 19:54

Policia e Kosovës, ka apeluar qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, gjë që bie ndesh me ligjin. Kjo pasi ky institucion i sigurisë ka pranuar një numër të konsiderueshëm të lëndëve për hetim të dërguara nga Ambasadat në Kosovë, që ndërlidhen me veprimet e qytetarëve gjatë aplikimit për pajisje me viza, me dokumente të falsifikuara, thuhet në një komunikatë për media. Bëhet e ditur se dokumentet e falsifikuara më së shpeshti janë certifikata e gjuhës gjermane, dokumenti i Trustit – kursimeve pensionale si dhe, dokumenti – pasqyrës bankare.

“Referuar kësaj, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e personave të pandërgjegjshëm dhe të marrin mbi vete përgjegjësinë e prezantimit të dokumenteve të falsifikuara tek institucionet përkatëse, pasi që në këtë mënyrë bien ndesh me ligjin dhe kryejnë vepër penale për të cilën do të japin përgjegjësi para organeve të drejtësisë”, apelon Policia.

Sipas Policisë së Kosovës, identifikimi i dokumenteve të tilla është lehtë i zbatueshëm dhe se asnjë person me dokumente të tilla nuk mund të kalojë në asnjë ambasadë.

“Si pasojë personat të cilët bëjnë një shkelje të tillë bartin me vete pasojat si:

Regjistrohen në ambasada se të njëjtit kanë aplikuar me dokument të falsifikuar dhe mund të kenë pasoja në të ardhmen për udhëtime jashtë vendit dhe

Pasojat ligjore të cilat parashihen me Kod Penal për falsifikim të dokumentit”, thuhet në komunikatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit