Dikur pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait, ky është 35-vjeçari që vrau me 135 plumba 7 persona në Gjermani

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2023, 14:26

Tetë persona janë vrarë dhe më shumë se tetë të tjerë janë plagosur mbrëmjen e kaluar në Hamburg, Gjermani.

Mediat lokale raportojnë se autori i ngjarjes Philipp F, 35-vjeç, rreth orës 21:00 i është afruar qendrës së komunitetit të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg, ka shkuar te një nga dritaret në katin përdhes dhe ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj njerëzve që ishin aty brenda. Tetë persona u vranë (pesë burra(mes tyre edhe autori), dy gra, një foshnjë), disa u plagosën lehtë e disa tjerë në gjendje të rëndë. Kur ekipet e shpëtimit arritën në hyrjen e ndërtesës në orën 21:11, panë 35-vjeçarin Philipp.F duke u larguar në katin e dytë dhe aty ai vrau veten.

Amoklauf in Hamburg: Philipp F.s (†35) jüngstes Opfer war noch nicht mal  geboren | Regional | BILD.de

35-vjeçari ishte një ish-pjesëtar i Dëshmitarëve të Jehovait. Ai ka zbrazur nëntë karikatorë me nga 15 fishekë mbi pjesëtarët e komunitetit që dikur ishte pjesë. Autoritetet gjermane raportojnë se në banesën e autorit të dyshuar Philipp F., janë gjetur 15 karikatorë të ngarkuar dhe 200 fishekë të tjerë. Sipas policisë, ai ishte gjuajtës dhe zotëronte një pistoletë gjysmë automatike, e cila ishte edhe arma e përdorur në këtë vrasje.

Hamburg: Schießerei bei Zeugen Jehovas! Mit dieser Waffe schoss Philipp F.  | Regional | BILD.de

Një vit e gjysmë më parë ai ishte larguar nga Dëshmitarët e Jehovait, por nuk dihet nëse e kishin përjashtuar apo ishte larguar vetë me dëshirë. Ai ishte me origjinë nga Bavaria dhe që prej vitit 2015 jetonte në Hamburg. Deri më tani ai konsiderohet autori i vetëm i kësaj masakre, por hetimet vijojnë për të zbuluar shkakun.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit