Dhuna në familje njeh vetëm rritje, policia nuk mbikëqyr dot urdhrat e mbrojtjes

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.03.2023, 13:26

Koha kalon, por dhuna nuk ndalet. Shqiptarët vijojnë të kryejnë akte të dhunshme ndaj të afërmve të tyre. Vetëm në dy muajt e fundit, sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, për periudhën 1 janar deri më 28 shkurt 2023 janë evidentuar e trajtuar 736 raste të dhunës në familje.

Për 258 raste ka filluar procedimi penal si dhe janë arrestuar 93 autorë të dyshuar. Janë trajtuar me urdhër mbrojtjeje 417 qytetarë dhe janë evidentuar 25 raste të shkeljeve të këtyre urdhrave të mbrojtjes. Zbatimi i urdhrit të mbrojtjes është një problem i madh, ndërkohë që mbikëqyrja e policisë në të tilla raste është tejet e ulët.

Rasti i fundit që dëshmon këtë janë tre vrasjet e Dan Hutrës, bashkëjetuesja e të cilit ishte me urdhër mbrojtjeje. Shifrat e dhunës janë alarmante dhe nuk kanë shënuar ulje. Vetëm në 4 vitet e fundit janë regjistruar 20 mijë e 598 raste të dhunës në marrëdhëniet familjare, pa llogaritur rastet që nuk denoncohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit