Dita e Verës me diell dhe temperatura të larta, ‘dimri’ zgjat deri më 20 prill

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2023, 13:51

Edhe pse tani jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat janë të ulëta dhe me reshje shiu. Sipas sinoptikanet Lajda Porja, moti do të përmirësohet të dielën, ndërsa e gjithë pranvera do jetë me copëza dimri.

Ajo tha se Dita e Verës do të jetë një ditë me diell, me temperatura të rritura dhe jo reshje shiu. Sinoptikania thotë se deri më datë 20 prill do të na duhen palltot dhe xhupat pasi dimri do jetë ende mes nesh.

Vranësirat janë prezente, ka rrebeshe shiu dhe aktualisht situata është përqendruar veri-perëndim. Që në mesditë pas orës 1 e gjysmë -dy, do ketë rrebeshe qendra dhe në mbrëmje e pasdite problematike situata në jug. I gjithë territori në orë të ndryshme do të ketë rrebeshe shiu. Kemi një forcim të ndjeshëm të erës sidomos që nga mesdita deri në orët e para të mëngjesit. Në zonat e bregdetare do të ketë mini-stuhi detare duke sjellë probleme që do të zgjasë për disa orë. Që nga dita e shtunë do të ketë dobësim të reshjeve, pra situatë kalimtare dhe në mesdite do ketë përmirësim të motit duke na rikthyer diellin.
Dielli do jetë prezent ditën e diel. Ditën e martë që përkon me Ditën e Verës, do jetë ditë ideale dhe shumë e favorshme, mot do jetë i kthjellët dhe nuk priten të kenë reshje. Temperaturat e ajrit do të variojnë nga vlerat 20-21 gradë. Kjo pranverë do jetë një pranvere më copëza dimri, deri në datën 20 prill do të na duhet palltoja dhe xhupi, nuk do kemi menjëherë plazh në prill siç jemi mësuar vitet e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit