Ylli i Borussia Dortmund ka gënjyer me moshën? Media gjermane e nxjerr 4 vite më të madh

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.03.2023, 12:58

Youssoufa Moukoko është nën akuzë për mashtrim me moshën. Ylli i Borussia Dortmund, që ka shënuar 6 gola deri më tani në 18 javë të Bundesligas, dyshohet se është 4 vjet më i madh seç raportohet në pasaportën e tij gjermane.

Ai mund të jetë 22 vjeç dhe jo 18 sa raportohet aktualisht. Moukoko në moshën 16-vjeçare u bë futbollisti më i ri profesionist në Bundesliga, teksa të njëjtin rekord e theu në moshën 18-vjeçare në Kupën e Botës.

Media gjermane, “Bunte”, ka publikuar një certifikatë lindjeje, që dëshmon se Moukoko ka lindur më 19 korrik të vitit 2020. Kjo bie ndesh me dokumentet zyrtare gjermane, që dëshmojnë se sulmuesi ka lindur më 19 korrik të vitit 2004.

Moukoko e ka paditur median në fjalë në lidhje me këtë publikim, por gjykata nuk ka parë asnjë legjislacion të thyer nga media në fjalë, e cila tashmë këmbëngul pa rreziqe ligjore në moshën e yllit të Bundesligas.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit