Veliaj nënshkruan 3 kontrata abuzive në një ditë/ Thotë se “ju ka shpirt” po jua fut sa krahu!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 10.03.2023, 13:21

Teksa kryeqyteti zien nga masakrat, aksidentet tragjike, kullat që po na marrin frymën dhe abuzimet, kryebashkiaku Veliaj thur afera për vjedhje. Bashkia Tiranë, ka nënshkruar në një ditë tre kontrata abuzive, me objekte prokurimi qesharake që nuk iu shërbejnë aspak qytetarëve.

Me tenderin e parë, të mbyllur me 9 mars, Bashkia Tiranë do të shpenzojë 100 milionë lekë për të blerë një vinç. Këtë tender e ka hapur Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve Tiranë me objekt “Shërbime ne lartësi me vinç (kosh) për ngritje personash dhe objektesh”.

Sipas llogarive të Veliajt, duhen 100 milionë lekë që të blihet një vinç për të vënë dekoret nëpër qytet. Dekore që në fakt nuk duken se i mbulojnë kullat dhe papastërtinë.

Nuk e dimë pse e ka pasur me kaq nxitim Veliaj, por e ka nënshkruar kontratën pa zhvilluar një garë sikur e kërkon ligji. Tre firma kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, Veliaj i ka skualifikuar dy prej tyre që në fazën e parë, me justifikimin se nuk kanë paraqitur dokumentacionin për llojin e vinçit që disponojnë.

Kontrata iu dha Todor Gogës edhe pse oferta e tij ishte 9,949,000 lekë, pra sa 99% e fondit limit dhe më e shtrenjtë se ofertat e tjera.

Fill pas kësaj kontrate, kreu i bashkisë ka firmosur dhe një tjetër prokurim. Në këtë tender Veliaj ka hapur thirrjen për intership. Rast kur konkurrenca e lirë duhet të jetë e pacenueshme. Por, me sa duket ai e kishte përcaktuar fituesin.

Sepse tenderi i është dhënë pa garë firmës F & M REKLAMA” sh.p.k, në pronësi të Faolt Pahija dhe Marin Pahija. Bëhet fjalë për prokurimin me objekt “Fillo me një ide- Fito një intership në Bashkinë Tiranë” Thirrja V”.

Për të cilin do të shpenzojë 10 milionë lekë. Duket një shifër e ulët, por janë para të marra në shkelje të ligjit nga xhepat e qytetarëve. Para që mund të shkonin për riparimin e ndonjë rruge në lagjet që janë lënë në mëshirë të fatit. “Fito një intership në Bashkinë Tiranë”, thotë Veliaj në këtë tender, por në fakt fituesin e ka përcaktuar vetë.

Ndërsa tenderi i tretë është hapur nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, por urdhrat i jep kryebashkiaku në çdo procedurë. Edhe kjo kontratë është firmosur brenda datës 9 mars.

Tenderi ka si objekt “Fshesa fryrëse, thithëse, karroca dore, matrapik, Total station trimble” me fond limit 60 milionë lekë.

Si në dy rastet më sipër fituesi është shpallur pa zhvilluar një garë të mirëfilltë. BOA SORTE shpk ka marrë tenderin edhe pse paraqiti ofertën me vlerë 59 milionë lekë. Sërish oferta e shtrenjtë dhe firma të hedhura kundër ligjit.

Këto abuzim ndodhin brenda ditës dhe Veliaj nuk trembet fare nga drejtësia. Një ditë pasi zhvilloi festën e “8 Marsit", Veliaj iu ka vjedhur miliona nënave në Tiranë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit