“Menduam se ishte tërmet, këmbët i kam me gjak”, banorët e Sanxhakut të tronditur nga shpërthimi: Dëmi kolosal

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2023, 11:21

Banorët e Sanxhakut në Laç, janë tronditur nga shpërthimi i fuqishëm me tritol në banesën e Skënder Likës. Ata kanë deklaruar para mediave se dëmi prej këtij shpërthimi është tepër i madh edhe në banesat e tyre. Për këtë ata kanë bërë edhe denoncim në polici, pasi nuk kanë lidhje me ngjarjen por dëmi që kanë pësuar është kolosal.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm ata kanë qenë në gjum dhe nuk e dinin nëse do të dilnin gjallë nga shtëpitë e tyre.

Nga ora 3, 3 e gjysmë ishim duke fjetur, copat e xhamit, kur dola thashë se ishte tërmet, pashë policinë dhe kishin vendos tritol, nuk di gjë, kur kam dalë dyert dritaret në tokë, U frikësuam, i kam krejt gjak komët duke ik prej frikës, dëmi 15 milionë lek çatia ka dalë jashtë përdorimit, s’mund t’u jap dum, unë në hesap tim dhe të vijë tjetri të bëka këtë batërdi, bëra denoncimin, kam humbje të madhe.
Ka qenë ora rreth 03:20 minuta pak a shumë. Ishte shumë e tmerrshme dhe shumë e frikshme. Kujtova se nuk do të dilja i gjallë nga këtu. Ishim të gjithë në gjumë dhe u tmerruam në maksimum. Nuk kemi parë gjë dhe kur kemi dalë jashtë dhe nuk e kam parë fare vendin sikur të ishte tërmet, pastaj mbrapa e morën vesh se çfarë kishte ndodhur. Dëmi siç e shihni dhe vetë është kolosal: çatia është e prishur, muret janë shembur sepse e kemi thuajsë përballë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit