Shkroi Kodin e Drejtësisë Sportive, avokati Matera: Juves do t’i kthehen 15 pikët, e gjitha është hakmarrje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 10.03.2023, 10:17

Juventusi duket se ka kaluar në avantazh kundrejt prokurorisë dhe vendimi i radhës mund t’i kthejë 15 pikët e hequra. Para përballjes në Kolegjin e Garancisë në Komitetin Olimpik Italian, janë vënë re parregullsi të mëdha të procedurave ligjore kundrejt bardhezinjve, që vërtetojnë se më shumë se zbatim i ligjit, është një gjykim hakmarrës ndaj bardhezinjve.

Këtë nuk e thonë mediat apo tifozët, por Pierluixhi Matera, personi dhe avokati që ka shkruar Kodin e Drejtësisë Sportive në Itali, i cili ka sqaruar me detaje se gjykimi i Juventusit është një manipulim dhe se shanset më të mëdha janë që bardhezinjve tu kthehen pikët, pasi në të kundërt Juventusi mund të fitojë të drejtën në KAS dhe më pas mund të kërkojë një dëmshpërblim të frikshëm.

“Fakti që Gjykata Arbitrare e Lacios ka dhënë urdhrin që letra e argumentimeve mes organizmit të konkurrencës, COVISOC, dhe Prokurorisë Sportive të përdoret në Kolegjin e Garancisë tregon se në dosjen kundër Juves janë bërë gabime të mëdha, më saktë duket një dënim paragjykues dhe hakmarrës ndaj Juventusit, për tri arsye.

E para, sepse në shkallën e parë të gjykimit është shpallur e pafajshme, duke mos pasur një ligj të plusvalencave. Së dyti, prokuroria ka hedhur si provë kryesore të ashtuquajturin ‘libri i Fabio Paratiçit’, ndërkohë që ajo është vetëm një fletë A4, ku ai kishte mbajtur shënime mbi punën e pasardhësit të tij, Kerubini. Dhe e treta, fakti që edhe në shënimet e Kerubinit ai shprehte jodakordësi për manovrat e plusvalencave ‘fiktive’.

Ky term i fundit është shtuar në dosje nga vetë prokuroria dhe nuk është shkruar asnjëherë nga dora e Kerubinit. Kështu këto tri fakte tregojnë se hetimi është paragjykues dhe i manipuluar tekstualisht nga ata që akuzojnë. Shkurt, unë nuk shoh marzhe që penalizimi me 15 pikë të konfirmohet nga Kolegji i Garancisë, madje këta të fundit nuk do të kërkojnë as shtyrje të çështje për rivlerësim, pasi kjo do të thoshte se nuk ka fakte bindëse për një dënim.

Tashmë jemi në gradën e katërt të gjykimit dhe nëse CONI nuk anulon këtë vendim tani, do t’i hapte rrugë Juventusit që të shkonte në KAS, një gjykatë, e cila bazohet totalisht mbi fakte dhe ligje konkrete, që në rastin e plusvalencave në Itali nuk ekzistojnë.

Dhe në KAS, nëse bardhezinjtë do të fitonin pafajësinë, jo vetëm që do të merrnin mbrapsht 15 pikët, por mbi të gjitha do të kishin mundësinë që të kalonin në kundërsulm, duke kërkuar edhe një tutelë ekonomike për dëmet e imazhit me shifra vërtet të rëndësishme”, ishte mendimi i avokatit Pierluixhi Matera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit