20-vjeçari Klevis Ruçaj prej një viti me patentë, i gjobitur 5 herë brenda pak muajsh

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.03.2023, 09:36

Pasditen e djeshme, 20-vjeçari Klevis Ruçaj duke lëvizur me një mjet tip "Audi A8" shkaktoi aksidentin tragjik te rrethrrotullimi i Saukut. Nga ky aksident humbi jetën vetë 20-vjeçari dhe dy pasagjeret që po udhëtonin me të, Eriselda Abedini, 22 vjeçe dhe Sikela Përroi, 23 vjeçe.

I riu edhe pse para një viti ishte pajisur me patentë, kishte plot shkelje të qarkullimit rrugor. Brenda pak muajsh, 20-vjeçari ishte gjobitur 5 herë për shkelje të rregullave të qarkullimit, kryesisht shpejtësi dhe përdorim celulari në timon.

1. Për parakalim dhe veprime të ndaluara më 6 shtator

2. Nuk zbatoi sinjalistikën 7 tetor 2022

3. Gjobitur për shpejtësi më 15 nëntor 2022

4. Kapur me celular në drejtimin e mjetit më 9 dhjetor 2022

5. Pa siguracion dhe nuk zbatoi sinjalistikën më 27 janar 2022

Ai ishte tepër i pasionuar pas shpejtësisë dhe videot e tij në rrjetet sociale ishin për të treguar këtë "pasion". Ka dyshime se edhe në momentin që ndodhi aksidenti tragjik ai ka qenë duke lëvizur me shpejtësi mbi 260 km/h.

Nga aksidenti që i riu shkaktoi kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë që po udhëtonin me një mjet tip "Honda".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit