Komisioni për Antikorrupsion, hap rast për ndërtimin e autostradave 8 dhe 10

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2023, 21:48

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit hap rast për mbikëqyrjen e ndërtimit të autostradave në korridoret 8 dhe 10, e cila iu dha kompanisë IRD, ndërsa tre kompani të tjera u përzgjodhën si nënkontraktore.

Sipas KSHPK-së, duhet verifikuar informacioni i publikuar në media se kompania “Eptisa”, e cila është një nga nënkontraktorët, ka pasur ndalesë nga shteti që të mos angazhohet në inspektime ndërtimore për shkak të sjelljes joetike dhe joprofesionale, por para tenderit, qeveria e anuloi atë ndalim.

Ata thonë se do të duhet kohë për të siguruar të gjitha dokumentet sepse është një tender i madh.

“Duke pasur parasysh faktin se është një tender i madh me vlerë të madhe, mendoj se ia vlen të presim për të marrë atë dokumentacion dhe gjithashtu duhet kohë për ta analizuar.

Janë kompani të huaja për të cilat kërkimet tona do të jenë disi të kufizuara. Nëse ka nevojë do të mundohemi të gjejmë të dhëna shtesë”, tha Katica Nikollovska, anëtare e KSHPK-së për “Sitel”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit