Emigrantët e paligjshëm/ Franca kërkon para: MB të na paguajë për monitorimin e plazheve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 09.03.2023, 18:07

Emigrantët shqiptarë kanë qenë kryefjala e mediave britanike muajt e fundit. Emigrantët e paligjshëm që kalojnë kanalin francez për të shkuar në Angli kanë bërë që dy shtete të përfshihen në debate. Presidenti francez Emmanual Macron po kërkon pagesa vjetore nga Britania e Madhe për të trajtuar krizën e emigrantëve. Konkretisht Franca kërkon pagesa nga Mbretëria e Bashkuar për të financuar kontrollin e plazheve dhe zonave ku mblidhen emigrantët me gomone e bëhen gati për të udhëtuar drejt Britanisë së Madhe.

Express.co shkruan se Mbretëria e Bashkuar i ka paguar Francës të paktën 232 milionë paund që nga viti 2014, e fundit prej të cilave ishte në nëntor kur Braverman ra dakord për një marrëveshje prej 62 milionë paundësh me homologun e saj francez për të rritur patrullimet me 40 për qind.

"Ne po përpiqemi të biem dakord me homologët tanë britanikë për një kuadër financimi shumëvjeçar që do të na lejonte të planifikojmë më mirë veprimet tona dhe të rrisim njerëzit tanë. Duhen burime, pajisje dhe infrastrukturë,”- thuhet në media.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit