Lista Serbe: Nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 09.03.2023, 13:29

Lista Serbe ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat e veriut të Kosovës. Këto zgjedhje do të mbahen në muajin prill, ndërsa nga Lista Serbe kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë për shkak se “nuk janë plotësuar kërkesat që kanë bërë që ata të largohen nga institucionet e Kosovës”.

Lista Serbe ka njoftuar se Komisioni Qendror Zgjedhor i ka dërguar njoftim partive të tyre politike se nga data 9 deri më 18 mars është afati i fundit për regjistrim partiak për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat në veri të vendit.

Sipas tyre, përpos që nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak se nuk janë plotësuar kërkesat të cilat “çuan” deri tek largimi i tyre nga institucionet e Kosovës, nuk do të marrin pjesë në asnjë palë zgjedhje derisa të plotësohen kërkesat e tyre legjitime.

“Kjo e bën më se të qartë se Kosova dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpiqen që në mënyrë të njëanshme të organizojnë zgjedhje në veri të Kosovës, pa respektuar interesat legjitime të popullit serb, kundër vullnetit të qytetarëve”, u tha ndër të tjerash në deklarimin e Listës Serbe.

Ndryshe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar zyrtarisht procesin për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetar të katër komunave (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale (Zveçan dhe Leposaviq).

Këto zgjedhje planifikoheshin të mbaheshin më 18 dhe 25 dhjetor të vitit të kaluar, por u shtynë nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të situatës së paqëndrueshme të sigurisë në atë pjesë të Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se KQZ-ja ka vendosur të gjitha afatet e aktiviteteve për organizimin e këtyre zgjedhjeve.“

“Duke filluar nga sot, 9 mars, fillojnë afatet e aktiviteteve për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq. Të gjitha këto aktivitete i referohen afatit prej 45 ditësh, pra nga sot deri në ditën e zgjedhjeve”, tha Elezi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit