Aksidenti ku vdiq 19-vjeçarja shqiptare, flet Qerosi: Shoku im donte të më parakalonte por humbi kontrollin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2023, 11:55

Pak ditë më parë në Itali, humbi jetën shqiptarja Eralda Spahillari, 19-vjeçe dhe italiania Barbara Brotto 17-vjeçe. Vajzat e reja po shkonin në një klub për të kaluar natën me të dashurit, kur u përplasën me një pemë në një rrugë në komunën e Trevisos. Nga aksidenti mbetën të plagosur dy djemtë që ishin në makinë Daniel Castelli, 18 vjeç dhe Mikele Tatani, nëntëmbëdhjetë vjeç i cili drejtonte BMW-në e babait të tij.

Gëzim Qerosi është një 18-vjeçar shqiptar i cili po hetohet për vrasje nga Prokuroria e Trevisos. Kjo pasi natën e aksidentit fatal ka qenë duke drejtuar një mjet tip "Polo' kur është përfshirë në një garë me të rinjtë që ndodheshin në makinën tip BMW.

Prej ditësh ai rri i mbyllur në shtëpi, i mbrojtur nga familja e tij. I kontaktuar me telefon nga mediat italiane, ai ka thënë:

Unë e pashë emrin tim në gazeta, ishin shkruar kështu dhe jo të vërteta , si fakti që po bënim një garë shpejtësie. Por avokati im tha që nuk mund të komentoj. Dhe tani as nuk do të më pëlqente të flisja.

Por ai duket se iu ka treguar një tjetër version miqve të tij. Njëri prej tyre thotë:

E takuam të nesërmen, pas aksidentit dhe na shpjegoi se si ndodhi. Ai na tha: Unë isha përpara, me makinën time përgjatë rrugës dhe Mikelen e kisha pas. Pastaj u përpoq të më kalonte në të majtë. Po ecte shumë shpejt. Makina e tij u përplas në anën time dhe humbi menjëherë kontrollin. Pikërisht në atë moment BMW-ja u përplas me një nga pemët në rrugë. Në makinëne tyre nisën të bërtisnin dhe një nga djemtë e tjerë që ishin me mua thirri 118. Makina e Mikeles ishte shkatërruar...

Versioni i tij mund të jetë i besueshëm pasi ka një pjesë të makinës të gërvishtur dhe xhamin e pasqyrës së thyer. Ka disa mistere ende ta pazgjidhura për këtë cështje. Pas dyshimeve për garë 140 km/h, bllokimit të rrugës nga Gëzimi, i cili pa dashje mund të ketë kthyer timonin majtas duke shkaktuar humbje kontrolli për Mikelen, mbetet e paqartë përse 4 djemtë u larguan nga vendngjarja duke lënë miqtë e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit