Gomonet dalin nga moda/ Trendi i ri dhe i sigurt, shqiptarët shkojnë në Angli me skafe

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.03.2023, 11:17

Gomonet kanë dalë nga moda në kanalin e Le Manshit mes Francës dhe Anglisë. Dhjetëra mijëra shqiptarë vetëm në dy vitet e fundit kanë lënë atdheun e tyre dhe kanë shkuar në Angli me gomone, duke rrezikuar jetën. Por situata ka ndryshuar dhe emigrantët e paligjshëm kanë zgjedhur një mënyrë të re më të sigurt për të shkuar në “tokën e premtuar”.

Mediat angleze bëjnë me dije se skafet janë mënyra e re për të kaluar nga Franca në Angli. Ky ndryshim vjen edhe prej faktit se të dyja qeveritë po i shtrëngojnë çdo ditë e më shumë masat për gomonet që kalojnë Kanalin dhe ky mision po bëhet shumë më i vështirë.

Në Tik Tok, një rrjet social, që lejon shumë aktivitete të paligjshme, publikohen thuajse çdo ditë reklama për ata që duan të kalojnë Kanalin me skaf, teksa trafikantët tregojnë se udhëtimi zgjat vetëm 45 minuta. Me gomone nevojiten 4-6 orë dhe rreziku është maksimal.

The Sun shkruan se një total prej 45,755 azilkërkuesish kaluan Kanalin me anije të vogla vitin e kaluar dhe gjysma e tyre ishin nga Shqipëria dhe Afganistani. Ndërkohë, Forcat Kufitare kryejnë vazhdimisht kontrolle operacionale për të frenuar kalimet. Ata operojnë me drone, varka, radarë dhe kamera të reja, që përdoren për të gjurmuar anijet në ujë dhe për të identifikuar ata që i pilotojnë ato.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit