“Do vijë investitor strategjik në Karavasta?!” Shkarkohet nga puna kreu i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.03.2023, 10:59

Ardian Koçi, i cili prej 10 vitesh ka qenë në krye të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Fier është pushuar nga puna. Koçi i cili deri dje menaxhonte Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta thotë se shkaku për largimin e tij nga puna është tepër qesharak dhe absurd.

Ka zëra se shkak për pushimin e tij nga puna është bërë një intervistë televizive ku ai ka folur rreth censusit(numërimit) të shpendëve por edhe promovimit të shtuar që i duhet bërë Parkut Kombëtar dhe jo betonizimit të tij.

Lajmi për shkarkimin e menjëhershëm të Koçit nga puna nuk është pritur fare mirë nga dashamirësit e tij por edhe të natyrës që e dinë kontributin që Koçi ka dhënë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta. Ata thonë se Ardian Koçi është pushuar padrejtësisht nga puna pasi ishte një gardian i mbrojtjes së natyrës dhe ligjit dhe qeveria nuk do pengesa në rrugën e"investitorëve strategjikë".

Qytetarët nuk ngurrojnë të përmendin edhe emrin e Taulant Ballës, i cili është drejtues politik i PS në Fier, si shkak për "elimimin" e Koçit nga Parku Divjakë-Karavasta. Sipas tyre, për ndërtimin e një resorti gjigant për interesat e oligarkëve, Ardian Koçi ka qenë pengesë dhe i pa dëshirueshëm, prandaj e kanë shkarkuar nga puna në këtë mënyrë. Ata thonë se në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta po bëhen parapregaditje për ndryshimin e zonës për ndërtime korruptive.

Koha e ka treguar edhe më parë, se për qeverinë dhe oligarkët, punëtorët e zellshëm që punojnë dhe i shërbejnë komunitetit me të drejtë, janë të panevojshëm në planet e tyre të së ardhmes. Prandaj nuk është çudi që kështu të ketë ndodhur edhe me Ardian Koçi, i nderuar dhe i respektuar nga qytetarët e Lushnjes, Divjakës dhe më gjerë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit