Xhamia e Librazhdit me minare të shkatërruara e mbytur në myk në prag Ramazani! Bujar Spahiu i KMSH ku i çon fondet?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 09.03.2023, 09:33

Edhe pse pak javë na ndajnë nga fillimi i muajit të Ramazanit, periudhës më të shenjtë për besimtarët myslimanë, xhamia e qytetit të Librazhdit është lënë në kushte të mjerueshme.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është lënë xhamia në prag të muajit të shenjtë duke dërguar edhe foto. Objekti është lënë në dorë të Zotit pasi KMSH nuk ka lëvruar fonde për përmirësimin e infrastrukturës ndërtimore të xhamisë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar Bujar Spahiu, nuk ka ngritur as gishtin për të rregulluar xhaminë për besimtarët. Rasti po bëhet për herë të parë i njohur për publikun dhe besimtarët myslimanë nga JOQ Albania.

Spahiu i cili ka mbledhur mijëra euro për Turqinë dhe i kanë mbetur “stok” pas refuzimit të Erdogan, pse nuk i investon në këtë xhami për besimtarët shqiptarë?!

Vendi i faljes së besimtarëve të fesë Islame ka dritare të thyera, me suvatime të rëna në tokë… lagështira ka mykur muret dhe minaret janë shkatërruar.

“JOQ. Kjo është gjendja e xhamisë Librazhd. E vetmja xhami qe ka qyteti i Librazhdit eshte per te ardhur keq. Kur shikon qe xhamiat e fshatrave te thelle dhe pa njerez jane te reja me te gjitha kushtet. Xhamia nuk ka asnjë investim, Dritaret te thyera Nuk ka as kondicioner”,-shprehen qytetarët e Librazhdit për redaksinë tonë.

Me ardhjen e Ramazanit falja do të kthehet në një proces të vështirë për t’u kryer nga besimtarët myslimanë, për më të tepër, është e padrejtë moralisht që një objekt fetar i një rëndësie të lartë të lihet në një gjendje të tillë.

Qytetarë të Kukësit kanë denoncuar po ashtu kushtet e xhamisë së Kukësit.

”Prsh joq kjo eshte xhamija e lagjes re ne kukes e ndertuar para pak vitesh dhe ne dy anet e saj ka krijuar plasaritje muresh!”-shprehen ata për redaksinë tonë.

GJENDJA E XHAMISË NË LIBRAZHD

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit