Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 08.03.2023, 21:58
Një tjetër denoncim ka mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania në lidhje me talljen që pronarët bëjnë me djersën e punëtorëve.
14 punonjës të një Call Centeri janë pushuar nga puna në shkelje të kontratës, sipas denoncimit të mbërritur nga vetë punonjësit.
Ata shprehen se kanë punuar nga data 15.09.2022 deri në datë 08.11.2022 kur janë pushuar nga puna 14 prej tyre.
Punonjësit e pushuar shprehen se nuk janë paguar për punën e kryer dhe se janë përballur me disa institucione në Shqipëri por që nuk u kanë “hapur dyert”.
Në vijim do të gjeni mesazhin e tyre:
Pershendetje JOQ! Këto 4 persona që shikoni ne foto janë themeluesit e shoqërisë Martelius Gruop Sh.P.K. të cilët janë regjistruar me datë 06.07.2022 në shtetin shqiptar duke krijuar një biznes Call Center. Prej datës 15.09.2022 fillojnë punën operativ me gati 20 operatorë deri në datën 08.11.2022 dhe në këtë datë shkarkojnë nga puna 12 operatorë dhe 2 teamleader dhe nuk i kanë paguar dhe jemi përballur në disa institucione ne Shqipëri që nuk na hapën derën për denoncim. Dhe po u shkruaj juve që shteti shqiptar të marri masa pas janë mbi 20 punojes qe kanë mbi një muaj për te marrë pagat e tyre dhe këto kane mbyllur zyrat dhe nuk kemi ku të drejtohemi tjetër. Kemi ber dhe denoncim ne polici dhe qe nga mbyllja askush nuk ka marr masa shpresoj qe ju te merrni masa dhe ta postoni. Me poshtë keni biseda ne italisht dhe ne shqip. Po ju dërgoj edhe kontratën e punës. Madje po te shikoni dhe bisedat, administratori me ka ofenduar nga njerzit e shtepis. Faleminderit.





















FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR