Shefi rrah punëtorin në Prizren, u kapën për shkak të punëve ndërtimore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 08.03.2023, 18:17

Mosmarrëveshjet mes punëdhënësve dhe punëtorëve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe motivet jo rrallëherë dalin të jenë për punës dhe pagës. Konfliktet e tilla verbale përfundojnë edhe në përleshje, për çka të dyshuarit futën në telashe. Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në Prizren.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në këtë incident janë përfshirë një punëtor 25-vjeçar dhe pronari i një kompanie ndërtimore në Prizren,gazeta sinjali mëson se i riu punon në kompaninë e të dyshuarit, me të cilin janë kapur për shkak të një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete për shkak të kryerjes së disa punëve nga ana e punëtorit.

Konflikti verbal që kishin me njëri-tjetrin dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ashtu që shefi ka goditur me shuplakë punëtorin e tij, duke i shkaktuar lëndime.

Përballë kësaj situate, viktima ka vendosur që ta denoncojë rastin në Polici, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me atë që ka ndodhur.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për zbardhjen e rastit, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit, i cili nuk është kapur akoma përkundër kërkimeve nga ana e Policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit