Amelia dhe Noel emrat më të preferuar për fëmijët në Shqipëri

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2023, 16:51

Për çiftet e reja që presin të bëhen prindër dilema më e madhe është zgjedhja e emrit të duhur për fëmijët e tyre. Nëse më parë preferoheshin më tepër emrat nga bashkimet, tani prindërit priren të zgjedhin emra më kuptimplotë.

Sipas të dhënave nga INSTAT, emrat më të përdorur gjatë 2022 kanë qenë Amelia apo Ajla për vajzat, dhe Noel apo Aron për djemtë, emra që në vetvete kanë edhe një kuptim të caktuara.

Amelia ka kryesuar listën e emrave për vajza për vitin 2022 dhe Tirana kryeson me 499 vajza me këtë emër, pastaj Durrësi dhe Vlora.

Ndërkohë që për djemtë emri më i përdorur në vitin 2022 ka qenë Noel, që ka kuptimin e një jetë të re. Sërish Tirana kryeson listën me 60 fëmijë me këtë emër, ndjekur më pas edhe nga Elbasani.

Në një kohë që shqiptarët orientohen drejt emrave të huaj, e kundërta ndodh me shtetasit e huaj që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Ata priren të zgjedhin emra shqiptarë dhe që lidhen me Shqipërinë, si për shembull emri Adrian.

Në vitet 1970-1980 emrat më të përdorur ishin Lindita dhe Arben.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit