Shumë fshatra në Shqipëri lihen në harresë nga pushteti vendor. Ata kujtohen për këto fshatra vetëm në prag të zgjedhjeve.
Gjatë fushatave, politikanët dhe kryebashkiakët kujtohen dhe "kujdesen" të vizitojnë çdo cep të Shqipërisë me qëllim grumbullimin e sa më shumë votave duke bërë premtime që nuk i mbajnë dhe i harrojnë menjëherë.
Kështu ka ndodhur edhe në fshatin Kurilë të Devollit. Një djalë, banor i këtij fshati ka treguar për JOQ ALBANIA se rruga që shihni në pamjet e mëposhtme është në gjendje katastrofale për shkak të baltës e cila shkon deri në gju.
Sipas tij, kryebashkiaku Eduard Duro, çdo vit shkon në fshatin Kurilë për të marrë vota dhe premton se rruga do të rregullohet, por kjo asnjëherë s'ndodh. Djali thotë se në 1 kilometër rrugë kanë mbuluar gropat me baltë dhe sapo të bjerë shi bëhet katastrfofë.
Sipas tij asnjë frimë nuk e merr përsipër rregullimin e kësaj rruge pasi paratë futen në xhep nga të tjerët. Premtimi i fundit që banorët e fshatit kishin, ishte se rruga do shtrohej me asfalt në 2023, por edhe tani që jemi në mars e në prag të zgjedhjeve gjendja nuk ka ndryshuar fare.
Denoncimi i djalit:
Pershendetje JOQ jam nje djale nga fshati kurilë devoll desha te beja medie nje problem ne fshatin tim Kurilë ne rethin e bilishtit Devoll.. 1 kilometer ruge balta deri ne gju gropat katastrofe eshte firmosur 2-3 here ruga e bere dhe lekat i kane futur ne xhep dhe pastaj kryetari Bashkise vjen kerkon vote cdo vit premton se do behet ruga akoma e sot ruge ska faleminderit nese e beni problem kalofshi mire rsp.. Bashkia bilisht devoll e permban fshatin kurilë… asnje firme nuk e ka mare persiper per ta bere rrugen 1 kilometer sollen nje greder i mbulluan gropat me balte kur bie shi behet katastrofe. Kur afrojne zgjedhjet vine kerkojne vote dhe ruge akoma e sot ska premtojne se do ta bejne me asfalt viti 2023 ruga akoma e pa ber.. Gjyna makinat qe i futem ne kjo ruge 1 kilometer eshte deri ne ruga kryesore ku eshte asfalti dhe rugen tone nuk e shtrojne..
