Në prag të zgjedhjeve, Rakip Suli bën ‘arnime’ nëpër rrugë, qytetarja: Taksat tona ku shkojnë?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2023, 12:56

Tani që zgjedhjet po afrojnë kryebashkiakët po bëjnë çmos për t'iu rënë në sy qytetarëve me 'investimet' dhe përkushtimin e tyre.

Edhe Rakip Suli i bashkisë Kamëz nuk mbetet pas. Në këto pak muaj që i kanë mbetur si kryebashkiak ai po mundohet të kryejë sa më shumë "investime"por me sa më pak lekë të jetë e mundur.

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë tonë "investimet" (arnimet) që Suli po kryen me taksat e tyre. Qytetarja thotë se në rrugën 'Elez Isufi', mbrëmë gjatë natës kanë shtruar vetëm një pjesë të rrugës.

Ajo thotë se kjo rrugë është prishur nga vetë bashkia para një viti, por s'janë kujtuar kurrë ta rregullojnë pavarësisht ankesave të tyre të vazhdueshme. Edhe tani që thuhet se po e rregullojnë, gjendja nuk është aspak e mirë, pasi ata thjesht kanë arnuar një pjesë.

Qytetarja thotë se në këtë rrugë ka edhe një biznes dhe pluhuri është një problem tepër i madh.

Denoncimi i qytetares:

pershendetje joq shih si i shtrojne rruget ne kohe fushate te rruga ELEZ ISUFI taksat tona ku shkojne? un kam biznesin aty pran dhe behet nje pluhur qe na prish shum pune sa her bejm kerkes asnjeher nuk vijn per verifikim mbrem kan ardhur naten dhe kan shtruar vetem pjes te vogel kur kjo pjes qe eshte prishur e kan prishur vet para nje viti dhe nuk e rregulluan me do ju falenderoja ne qofte se do e beni publike pasi nuk dim ku te ankohemi me

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit