Policia ka arrestuar 61-vjeçarin Eduart Dauti i cili dje vrau aksidentalisht kolegun e tij të punës në qendrën tregtare Megatek, në pronësi të Dionis Teqjas, ushtarit të kunatit të Bashës, Erion Isufit.
Dauti duke drejtuar mjetin e punës tip 'pirun' ka aksidentuar kolegun 32-vjeçar Ledjan Dervishi. Ky i fundit pavarësisht transportimit në Spitalin e Traumës nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra.
Për humbjen e jetës së një 32-vjeçari policia është mjaftuar vetëm me arrestimin e një punëtorit të thjeshtë i cili ishte shofer piruni. Këtë ngjarje tragjike, të ndodhur në qendrën tregtare Megatek, policia duket se po e kalon përciptasi ashtu siç ka bërë edhe me ngjarje të tjera të ndodhura po në këtë qendër.
Kujtojmë se pak muaj më parë, dy të mitur u rrëzuan nga skelat teksa punonin në Megatek. Ata u transportuan si fillim në spitalin privat të Klodian Allajbeut, 'Hygeia" që ngjarja të shpëtonte pa u bërë publike dhe më pas te Spitali i Traumës. Por pavarërisht transferimit në spitalin "shtetëror" akush nuk dha asnjë informacion në lidhje me gjendjen shëndetësore të dy të miturve që po punonin në të zezë te Megateku. Për të mos përmendur faktin që askush nuk i mori përgjegjësitë dhe asnjë masë nuk u mor për Dionis Teqjan i cili punësoi të mitur në punë, që më pas u aksidentuan.
Edhe me rastin e vdekjes së 32-vjeçarit, Policia po vepron në të njëjtën mënyrë. Arreston punëtorin e thjeshtë, ndërkohë që pronari vazhdon i qetë punën e tij pa u shqetësuar për ato që ndodhin apo se duhet të arrestohet ashtu si punëtori i thjeshtë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. D., 61 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, ditën e djeshme, duke drejtuar një mjet pune (pirun) dyshohet se aksidentalisht ka dëmtuar shtetasin L. D., i cili ka humbur jetën më pas, në Spitalin e Traumës