Denoncimet e shqiptarëve për Policinë Rrugore janë të shumta dhe të vazhdueshme. Sistemi i pagesës së gjobave mbetet problematika kryesore me të cilën përballen qytetarët shqiptarë pothuajse çdo ditë.
Mosfunksionimi i sistemit për shumë kohë ka bërë që gjobat të hidhen vonë në sistem por edhe të paguhen me kamatëvonesa.
Një rast i tillë i ka ndodhur edhe një qytetari i cili ka treguar për JOQ ALBANIA, se gjoba që ka marrë në muajin nëntor 2022 i është hedhur tani në sistem, sot data 8 mars. Në këtë mënyrë qytetarit përveç vlerës së gjobës që ka marrë, i duhet të paguajë edhe kamatëvonesën.
Kjo jo e shkaktuar prej tij, por prej sistemit i cili në të shumtën e rasteve është jashtë funksionit ose me probleme.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ esht data 8 mars 2023 dhe policia rrugore u kujtua te hedh gjoben e nentorit te 2022 ne sistem. Tani duhet te paguaj dhe kamatvones
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.