Burri detyrohet t’i paguajë gruas 204 mijë € për punët e shtëpisë në 25 vite martesë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08.03.2023, 10:34

Një gjykatë spanjolle në Malaga ka urdhëruar një burrë që t'i paguajë ish-partneres së tij 204,000 euro për punën në shtëpi dhe kujdesin familjar të kryer gjatë 25 viteve martesë.

Kur gruaja u martua në vitin 1995, ajo i është përkushtuar vetëm punëve të shtëpisë. Në vitin 2003, në jetë erdhi vajza e tyre e parë ndërsa në vitin 2009 vajza e dytë. Gjykata ka zbuluar se gruaja humbi çdo mundësi për të bërë karrierë pasi vendosi t'i përkushtohej vetëm shtëpisë dhe familjes pa ndihmën e askujt. Gjatë gjithë viteve të martesës, burri grumbulloi dhe rriti pasurinë e tij në mënyrë eksponenciale.

Ai hapi disa palestra në provincat e Jaén dhe Málaga, si dhe kompanitë e instalimit të parketit dhe shumë aktivitete të tjera. Falë punës së tij, ai mundi të blejë një fermë ulliri prej 70 hektarësh në Alhama de Granada, ku prodhohet vaj dhe e cila, sipas vendimit, gjeneron të ardhura mujore "nga 3,000 deri në 4,000 euro".

Në vitin 2020, gruaja bëri kërkesë për divorc, por ish-bashkëshorti i saj i mbajti të gjitha pasuritë, ndërsa ajo kishte vetëm gjysmën e një shtëpie. Me padi, gruaja ka kërkuar njohje për punën e bërë në shtëpi gjatë 25 viteve martesë.

Pas seancave të vazhdueshme gjyqësore, u mor vendimi se burri duhet të paguajë një pension kompensues prej 500 euro në muaj për dy vitet e ardhshme si dhe pensione me vlerë nga 400 dhe 600 euro për dy vajzat e tij, 14 dhe 20 vjeç.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit