Erion Veliaj i jep 1 miliardë lekë KLAJGER KONSTRUKSION për shkollën “Avni Rustemi”, 16 të tjerë ofruan më pak

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.03.2023, 22:25

Erion Veliaj duket se po përgatitet rëndshëm për fushatën zgjedhore të këtij viti. Tenderat e dhënë nga Bashkia Tiranë së fundmi kanë kapur ritme marramendëse si përsa i përket shifrave të mëdha ashtu dhe për numrin e madh të tyre në një periudhë të shkurtër kohe.

Duket se arsyet për të “lëshuar” para gjenden nga të gjitha anët. Qoftë edhe për rikonstruksionin e shkollave në mes të sezonit shkollor. I tillë është rasti i tenderit me numër reference REF-55260-12-28-2022 dhe me objekt “Rikonstruksion Shkolla 9-vjecare “Avni Rustemi".

Fondi limit i caktuar nga Bashkia Tiranë është 99,003,291 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.2 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Tenderi ngre një numër të lartë dyshimesh për një sërë faktorësh. Së pari rezulton se plot 16 kompani të ndryshme kanë ofruar vlera më të ulëta sesa kompania fituese.

Megjithatë asgjë nuk është marrë parasysh. Fituese është shpallur firma KLAJGER KONSTRUKSION në pronësi të shtetasit Sadik Lumi. Ajo ka ofruar shifrën prej 86,836,521 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Mjafton të përmendet se diferenca mes vlerës fituese dhe shifrës më të ulët është gati 150 milionë lekë të vjetra me TVSH. Pra ndonëse bëhet fjalë për një diferencë të tillë kaq të madhe, Veliaj nuk e ka marrë aspak parasysh shpërdorimin e parave të taksapaguesëve të Tiranës dhe ka shpallur fituese pikërisht KLAJGER KONSTRUKSION.

Ndërkohë shikohet gjithashtu se të paktën 3 nga firmat pjesëmarrëse në tender kanë ofruar vlerë zero, një fakt ky që i shton akoma më tepër dyshimet për një fitues të paracaktuar. Së fundmi, si qershia mbi tortë, vlera fituese e tenderit është sa 88% e fondit limit, duke rritur përsëri dyshimet në lidhje me këtë procedurë. I takon SPAK të hetojë për më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit