Mbërriti me kamion në Britani, sipërmarrësja shqiptare pjesë e listës Forbes 30 nën 30

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.03.2023, 22:19

Revista Forbes ka publikuar listën e 30 sipërmarrësve më të sukseshëm nën moshën 30 vjeç për Europën.

Mes më të mirëve të Evropës bie në sy edhe emri i shqiptares Krissy Cela(Kristiana Çela).

Nga postimi i ushtrimeve në internet, Krissy Cela arriti të grumbullojë 3.1 milionë ndjekës në Instagram. Emigrantja shqiptare në Mbretërinë e Bashkuar dhe shoku i saj i gjimnastikës Jack Bullimore ngritën një biznes në 2017. Ata krijuan një aplikacion me fokus gratë sa i takon fitnessit dhe ushqimit me emrin “EvolveYou”, plus linja e veshjeve të palestrës e Çelës Oner Active me të ardhura vjetore që kalojnë 34 milionë dollarë.

Aplikacioni i dyshes numëron 80,000 abonentë aktivë mujorë.

Në një reagim në rrjetet sociale, shqiptarja ka treguar historinë e saj të jetës, se si 20 vite më parë mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar me kamion bashkë me familjen e saj.

Pjesë nga reagimi i saj:

Disa prej jush mund ta dinë dhe të tjerët mund të mos e dinë, por kjo nuk ndodhi brenda natës. Unë jam një refugjate femër që kam emigruar në Britaninë e Madhe nga Shqipëria në pjesën e pasme të një kamioni me banane me familjen time mbi 20 vjet më parë.

Falenderoj çdo ditë prindërit e mi që morën rrezikun më të madh të jetës së tyre për të më dhënë mundësinë dhe privilegjin që edhe të mund të bëj atë që bëj sot. Ju dua te dyve!

Jack dhe unë lançuam aplikacionin @evolveyou me shpresën për të ndihmuar gratë të ndërtojnë forcë mendore dhe fizike!

Faleminderit, faleminderit, një falënderim i madh që besuat tek ne. Për të na zgjedhur dhe thjesht për të besuar në këtë vizion. Së fundmi, çdo refugjate që e lexon këtë… mos guxoni të hiqni dorë

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit