“Kishim ftohtë, menduam se do vdisnim”, 19-vjeçarja rrëfen momentin pas përplasjes së trenave në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.03.2023, 21:27

Një 19-vjeçare e quajtur Vasiliki ka rrëfyer momentet e tmerrit që përjetoi kur trenat u përplasën në Larisa, Greqi.

E reja ndodhej me shokun e saj në mensën e trenit kur ndodhi përplasja fatale. Ata po ktheheshin nga qyteti i tyre, Teba, për në Selanik ku studionin kur e panë veten mes flakëve.

Gjatë një emisioni në mediat greke, ajo tregoi se bashkë me shokun arritën të dalin nga treni përmes një vrime të hapur në dyshemenë e mensës.

Në momentin e përplasjes ishim në tavolinën e parë në mensë... U bë një zhurmë dhe gjithçka u nxi. Ka marrë flakë direkt. Shpejt erdhëm në vete. I telefonova shokut dhe më tha që edhe ai ishte gjallë. Para nesh kishte një vrimë në dysheme. Dolëm që andej, dolëm jashtë dhe ecëm disa metra. Ne nuk kishim celularë, gjetëm një telefon të shkyçur. Mora babin dhe i thashë se po digjem…
Njerëzit digjeshin, binin nga vagonët. Dolën edhe njerëz që ishin mirë, me valixhe. Ne u kërkonim njerëzve të na jepnin xhaketa pasi kishim ftohtë. Menduam të shkonim te zjarri që bënte vagoni për tu ngrohur. Menduam se do të vdisnim, se këto ishin momentet tona të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit