Qytetarja denoncon “3V FEJZO”: Bleva 850 euro iPhone 13 Pro Max, pas defektit të fabrikës më kërkojnë 130 mijë lekë për rregullim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 07.03.2023, 19:02

Një qytetare e indinjuar ka kontaktuar me redaksinë tonë në lidhje me një problem që sipas saj i ka dalë me një dyqan celularësh të firmës “3V FEJZO”. Zonja shprehet se ka blerë një telefon iphone 13 pro max në dyqanin e Rrugës së Kavajës në Tiranë për vlerën 850 euro.

Por ajo u detyrua ta ndërronte me një telefon tjetër pasi të parit nuk i punonte boksi. Por hallet e saj nuk mbaruan këtu. Zonja shprehet se edhe telefoni i dytë që mori kishte probleme, kësaj here me kamerën.

Ajo e bëri njoftimin pranë dyqanit por sipas saj stafi i tha që kamerën e kishte dëmtuar ajo dhe se për këtë duhet të paguante 130 mijë lekë të vjetra për riparimin. Por qytetarja shprehet se aparatin e ka kontrolluar në dy vende të tjera ku njëri prej tyre ishte dyqan i autorizuar dhe i kanë thënë se ky është një problem i fabrikës.

Sipas zonjës dyqani “3V FEJZO” në pikën nr. 1 të garancisë shprehet se këto probleme fabrikimi mbulohen nga dyqani por realisht ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi.

Qytetarja u shpreh gjithashtu se për shitjen e celularit ky dyqan nuk i ka lëshuar asaj asnjë faturë.

Joq Albania kontaktoi nëpërmjet e-mailit zyrtar të dyqanit në adresat [email protected] dhe [email protected] por që prej 12 ditësh kalendarike nuk ka marrë asnjë përgjigje apo reagim prej tyre në lidhje me këtë denoncim.

Në vijim do të gjeni mesazhin e plotë të qytetares:

Pershendetje Joq. Doja te beja publike nje problem qe me ka ndodhur me 3V fejzo. Bleva nje telefon iphone 13 pro max edhe u detyrova ta nderroja me nje tjeter sepse nuk i punonte boksi. Telefoni qe mora te dytin i del nje problem me kameren. Per shkak se nuk jetoj ne Tirane edhe e solla me vonese (ku i kisha lajmeruar qe ne fillim qe kisha kete problem) nuk mbajne pergjegjesi. Pa piken e turpit thone qe e ke demtuar ti edhe nderroja kameren kundrejt pageses 13000 lek te reja. E kam kontrolluar tek 2 vende te tjera njera nder ta i autorizuar. Me thane qe eshte problem fabrikimi. Edhe tek pika 1 e garancise thuhet qe mbulohet nga dyqani,por ata nuk mbajne asnje pergjegjesi edhe kur i ve perball fakteve bejne sikur nuk degjojne. Po e bej publike kete problem sepse vertet me kane sjell nje shqetesim te madh. Po te kontrolloni reviews per kete dyqan do gjeni qe nuk jam e para. Ma kane shitur edhe pa fature. Faleminderit.

Reagon dyqani “3V FEJZO” pas publikimit të artikullit:

Pershendetje JOQ! Jam administratori i dyqanit 3V FEJZO dhe po shoh nje postim qe keni nxjerre tani. 1. E para jam ne dieni te gjësë qe keni nxjerre. 2. Kjo ka marre nje tel te përdorur edhe kur e ka marre ne fillim e ka marre tamam sepse cdo kush telin per kamer e merr. Edhe vjen kjo jo pas 2-3 ditesh qe thotë kjo por mbas 3 muajsh edhe thotë ka qene kështu, tani e kam vene re. Ju lutem mua s’me prish pune postimi juaj por eshte diçka e pavertete edhe ju nuk mund te merrni per baze diçka pa e verifikuar edhe ta postoni. Keni te drejte qe me keni kontaktuar por pz as nuk e kam pare fare sepse s’para punoj me email.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit