“Ajo kishte ëndrra”, babai i shqiptares që vdiq në Greqi: Gabimi njerëzor mund të shmangej

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.03.2023, 18:05

Babai i shqiptares Evgjenia Mitska, e cila humbi jetën në aksidentin në Greqi, ka folur për trishtimin e papërshkrueshëm që po përjeton ai dhe familja e tij.

Sotir Mitska duke folur për mediat greke, tha se askush nuk iu ka shkuar për ndihmë, madje as një psikolog. Ai tha se ngjarja e rëndë po përjetohet shumë keq nga e ëma dhe motra e Evgjenisë.

Kanë kaluar orë e ditë dhe jam më mirë. Problemin më të madh e ka nëna e saj dhe vajza ime tjetër. Askush nuk ka ardhur për të na ndihmuar. As psikolog. Asgjë, askush. Të vetmet që na ndihmuan dhe i falënderojmë shumë, ishin disa zonja kur shkuam për të marrë trupin. Kam dëgjuar shumë, disa të vërteta, disa gënjeshtra. Po mundohem t'i sqaroj ato. Patjetër që ishte faji i dikujt. Por gabimi njerëzor mund të shmangej. Nuk kam celular, nuk kam dashur të flas me askënd, personalisht askush nuk më ka kërkuar të më them asgjë.

Shqiptari tha se vajza e tij mori diplomën në fillim të dhjetorit dhe kishte vetëm ëndrra për jetën e saj.

Vajza ime iku. Tani çfarë t’ju them tjetër. Ajo kishte ëndrra. Askush nuk duhet të mohojë përgjegjësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit