Aktakuzë ndaj mjekut të dyshuar për mashtrim: Zbulohet se si përfitoi rreth 10 mijë € me premtime të rreme për punësim

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2023, 17:46

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër mjekut të QKUK-së, Etnik Lajçi, i cili që një muaj ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”,gazetasinjali ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e tij, në muajin shkurt, nën dyshimet se ka përfituar mijëra euro, me premtime të rrejshme për punësim.

Lajçi po dyshohet se ka përfituar rreth 10 mijë euro, të cilat i ka marrë disa herë në shuma të ndryshme, duke e mashtruar një qytetar në Prizren me premtimin se do t’ia punësojë një anëtar të familjes në spitalin rajonal të këtij qyteti.

Sipas aktakuzës, “nga data e pavërtetuar gjatë muajit maj të vitit 2021 e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2021, në njërin prej lokaleve në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.L., përmes paraqitjes së fakteve të rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e mashtron duke e vënë në lajthim të dëmtuarin Sh.R., dhe me këtë e nxit të kryejë veprim në dëm të pasurisë së tij, në atë mënyrë i pandehuri shkon si klient në lokalin e lartpërmendur pronë e të dëmtuarit, të cilit i prezantohet si mjek që punon në QKUK në Prishtinë, dhe i dëmtuari e njofton të pandehurin se nusja e tij përkatësisht bashkëshortja e djalit të tij, me profesion është infermiere dhe është e papunë dhe dëshiron që e njëjta të punësohet si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

I pandehuri E.L., e njofton të dëmtuarin se ka njerëz që munden ta punësojnë nusen e djalit, duke kërkuar nga i dëmtuari të holla me qëllim të punësimit të nuses së tij, ku i pandehuri gjatë muajit maj të vitit 2021, takohet në lokalin e të dëmtuarit nga i cili në emër të punësimit të nuses së tij pranon shumën prej 4.000€, dhe i pandehuri pasi i merr këto të holla, vazhdon të kërkojë të holla nga i dëmtuari kinse për nevoja të tij personale, ku i dëmtuari nga muaji qershor të vitit 2021 deri në muajin nëntor të vitit 2021, në periudha të ndryshme kohore të pandehurit në disa pjesë i jep të holla në vlerë prej 5.650€, dhe i pandehuri pas pranimit të hollave, nuk arrin ta punësoj bashkëshorten e djalit të të dëmtuarit, dhe të hollat që i ka marrë në emër të këtij shërbimi të premtuar si dhe të hollat që i kishte marrë kinse për gjëra të tij personale, nuk i’a kthen të dëmtuarit, me të cilat veprime të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë prej 9.650 €.”,

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit