Qeveria e miratoi marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 D

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2023, 15:05

Me propozim të Komitetit për negociata për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10 D, Qeveria e miratoi marrëveshjen për ndërtimin e katër seksioneve të planifikuara në autostradë në këto korridore, informoi Kabineti i zëvendëskryeministrit, Artan Grubi.

Miratimi i kontratës për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D vjen pas katër javëve negociata të cilat janë realizuar në mes të konsulentit për transaksion financiar të Qeverisë, IRD dhe konzorciumit ndërkombëtar “Behtel dhe Enka”.

“Ditë e madhe sot në Komitetin drejtues dhe në Qeveri ku shqyrtuam raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Behtel Enka për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D si dhe miratim përmbajtjen dhe nënshkrimin e kontratës”, është shprehur Grubi.

Qeveria javë më parë miratoi konkluzionin e propozuar nga Komiteti për negociata, se ishin plotësuar të gjitha parakushtet për fillimin e negociatave dhe formimin e grupeve të punës mes Behtel Enka dhe IRD, negociata të cilat zgjatën 28 ditë.

“Korridori 8 shtrihet në gjatësi prej 68 kilometra, me autostradë me gjashtë korsi, nga Tetova në Gostivar, Kërçovë, përmes Strugës deri në Qafë Thanë, ndërsa Korridori 10-D nga Prilepi në Manastir shtrihet në gjatësi prej 40 kilometra dhe realizohet me gjashtë korsi, në periudhë prej tre viteve nga fillimi i punimeve. Realizimi i këtij investimi më të madh kapital në historinë e vendit tonë do të kontribuojë në ekonominë, modernizimin e infrastrukturës rrugore, e cila në të ardhmen do të mundësojë zhvillim shtesë të shërbimeve, kushte më të mira për zhvillimin e biznesit, por edhe jetë cilësore dhe lidhje me fqinjët dhe korridoret ndërkombëtare”, qëndron në informacionin e Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive.

Qeveria vitin e kaluar nënshkroi memorandum për bashkëpunim me “Behtel dhe Enka”, ndërsa Kuvendi miratoi Ligjin për përcaktimin e interesit publik dhe nominimin e tij për partner strategjik për këtë projekt.

Më 2 shkurt në Qeveri u nënshkrua marrëveshje me IRD italiane për mbikëqyrje dhe këshilltarin juridik për katër akset e autostradave në gjatësi prej mbi 120 kilometra në korridoret 8 dhe 10 D. Duhet të ndërtohen akset në autostradë të Korridorit 8: Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë (22,5 kilometra), Gostivar – Bukojçan (30,1 kilometra), Tetovë – Gostivar (27 kilometra) dhe në seksioni Prilep – Manastir (43,4 kilometra) nga Korridori 10- d.

Drejtori i IRD inxhiniering, Paolo Orsini në nënshkrimin e marrëveshjes premtoi se do të sigurojnë nivelin më të lartë të shërbimeve mbikëqyrëse dhe se me kohë dhe me cilësi do të përfundojnë punët.

Javën e kaluar kishte njoftime në media rreth kompanive të përfshira në mbikëqyrjen e zgjedhur për projektin, ndërsa kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi që të raportohet çdo lloj dyshimi ose informacioni në lidhje me integritetin e të punësuarve, nënrealizues, subkontraktorë… të përfshirë në projektin infrastrukturor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit